Lala zbulon “bëmat” e Bushit: Nxori Rrakllin dhe shënoi

0%

Në emisionin “Kampionët e Botës”, ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala u kthye pas në kohë, duke kujtuar disa episode kur ishte futbollist. Fillimisht ai foli për koreografinë e tifozëve të Hannover në ndeshjen e fundit të karrierës, ku tha se është dhurata më e madhe në futboll. “Kjo ka qenë dhurata më ë madhe që kam marrë ndonjëherë nga futbolli. Për mua ishte shumë impresiononte.

U futa në stadium dhe u ktheva prap, sepse më kapi paniku. Nuk e prisja kaq të madhe. Nuk kam bërë shumë gola, por jam munduar të bëj më të mirën. Nuk e kisha menduar ndonjëherë këtë. E mbaj si pikturë në zyrën time”, tha Lala. Po ashtu ai kujtoi edhe një episod në Finlandë në ndeshjen e kombëtares, me Alban Bushin, i cili bëri ndërrim, pa e kërkuar trajneri.

“Unë isha në fushë gjatë ndeshjes, ndërsa Alban Bushi po bënte nxehjen. Kërkonte te trajnerët ta fusnin në fushë. U bë ndërrimi dhe e vendosi me kë do të ndërrohej. U fut vetë në fushë dhe shënoi. Ishte diçka fantastike. Unë kisha topin dhe ia pasova. Ai nuk pasonte. Ka marrë topin, u kthye, pashë shprehinë e trupit dhe thashë: Çfarë po bën ky, ka luajtur nga mendtë e kokës?!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

U kthye dhe tha se pse nuk e futën më parë. Në dhomat e zhveshjes, vinte dhe më kërkonte t’i pasoja. Një minutë më vonë, e pashë te Skela. Të njëjtën gjë i thoshte. Shkonte tek të gjithë mesfushorët” , deklaroi Lala. Më tej, Bushi zbuloi edhe si e bëri ndërrimin, duke nxjerrë Altin Rakllin dhe futi veten. “Unë faktikisht u ngrita vetë në nxehje. Nuk më çoi trajneri. Kisha qejf të futesha.

Prita nja 10 minuta dhe i thashë që doja të futesha. Mora numrat dhe ia dhashë arbitrit. Nxora Rrakllin. Ai nuk dinte gjë. Kur mbaroi ndeshja, i thanë që nuk e nxori trajneri, por Bushi. I kërkova ndjesë trajnerit, u futa dhe shënova” , deklaroi Bushi.

Burimi: Bota Sot