Kosova mposhtet në Sllovaki, nuk avancon tutje

0%

Shpërndaje në: Basketbollistët e Kosovës e kanë përfunduar me humbje raundin e parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2029. Të dielën pasdite, Kosova pësoi në udhëtim nga Sllovakia me rezultatin . Sllovakët ishin në epërs në shumicën e kohës. Por në fund ndeshja u bë dramatike. Drilon Hajrizi shënoi para fundit për epërsinë të Kosovës.

Hajrizi shënoi edhe për , kurse sllovakët barazuan në , 44 sekonda para fundit. Në aksionin e radhës i pasaktë ishte Dardan Berisha, ndërsa Dalibor Hlovak shënoi për tri pikë, 11 sekonda para fundit, për . Pasuan dy gjuajtje të lira të pasakta të Divine Myles dhe kështu fitorja ishte e sllovakëve. Drilon Hajrizi u dallua te Kosova me 20 pikë, tetë kërcime e katër asistime.

Divine Myles i kishte 17 pikë e e katër asistime, por në momente të rëndësishme shfaqi lojë individuale që kushtoi. Lis Shoshi i realizoi nëntë pikë e 13 kërcime, ndërsa Musab Mala i kishte 11 pikë e pesë kërcime. Kapiteni Dardan Berisha realizoi 14 pikë, por kishte shumë gjuajtje të humbura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sllovakia e fitoi grupin duke i fituar të gjitha katër ndeshjet dhe avancoi në raundin e dytë të parakualifikimeve. Ndërkohë Kosova e përfundoi garën me një fitore dhe tri humbje. E mposhti Shqipërinë në Shkodër. Më pas humbi në shtëpi nga Sllovakia dhe Shqipëria, ndërsa të dielën humbi edhe në udhëtim nga sllovakët.

Kosova është zhvendosur në raundin e tretë të parakualifikimeve, ku përfaqësueset më të dobëta të raundit të parë parakualifikues e kanë edhe një rast. Kosova në fakt ka përfunduar vetëm edhe një kampanjë të pasuksesshme. Deri më tani vetëm një herë ka kaluar me sukses cikël kualifikues. Për basketbollistët e Kosovës ngjarjet e mëdha mbeten shumë larg.

Burimi: Koha