Ballkani bën një tjetër goditje në afatin e verës

0%

Pas rikthimit të Edvin Kuç, ata transferuan mesfushorin defansiv Erlis Xhemajli nga skuadra e Dukagjinit. Ai pritet të jetë në dispozicion të Mislav Karoglan për ndeshjen kualifikuese të Conference League ndaj Connah’s Quay Nomads. Xhemajli, kaloi 2 vite te Dukagjini ku bëri 70 paraqitje si dhe ndihmoi klubin nga Klina të fitojë Kupën e Kosovës në sezonin që lamë pas.

Ballkani ka sjellë një tjetër përforcim në skuadër.

Burimi: Bota Sot