Ende vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur në Prishtinë

0%

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi, i cili është zhdukur që nga e enjtja e kësaj jave në Prishtinë.

Nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është bërë e ditur se ekipet kanë vazhduar operacionin deri në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës , me angazhimin e ekipeve në terren, dronëve dhe motorëve. 78-vjeçari, banor i lagjes “Bregu i Diellit”, vuan nga demenca dhe është parë për herë të fundit rreth orës të së enjtes.

Familjarët kanë bërë thirrje për ndihmë, duke kërkuar që çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com