Përjashton mundësinë që të kalojë te makinat

0%

Mark Markez, gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport” ka trajtuar aspekte të ndryshme të jetës së tij, përtej botës së motoçiklizmit, duke theksuar gjithashtu se në vitin 2025 ka arritur kulmin e karrierës dhe çdo gjë që vjen më pas do të jetë thjesht një shtesë. Piloti spanjoll ka përjashtuar mundësinë që pas tërheqjes nga MotoGP të kalojë te makinat. “Jo.

Jo, sepse në jetë njeriu duhet të zgjedhë rrugën e vet. Mendoj se kam zgjedhur atë të duhurën për mua. Nuk e di, ndoshta mund të provoja makinat, ndoshta do të isha pak i mirë, por sigurisht nuk do të isha kurrë një Hamilton apo një Vershtapen”, deklaroi piloti i Dukatit.

Burimi: Bota Sot