Maksuti e Hoxha me përvojë të rëndësishme ndërkombëtare

0%

Dy gjyqtaret perspektive të hendbollit tw Kosovws, Anesa Maksuti e Elda Hoxha, kanë pasur përvojë shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Maksuti e Hoxha i kanë drejtuar plot nëntë ndeshje në European Open U16 për vajza, që prej 29 qershorit deri më 3 korrik është mbajtur në Goteborg të Suedisë. Është ky njëri prej aktiviteteve më të rëndësishme të grupmoshave të reja të EHF-së.

Dy gjyqtareve tona të reja u është besuar edhe drejtimi i njërës prej ndeshjeve çerekfinale, kurse kanë paraqitjet e tyre janë vlerësuar nga përgjegjësit. Drejtimi i ndeshjeve në European Open ka shërbyer edhe si testim në kuadër të programit për “Young Referee”. Anesa Maksuti dhe Elda Hoxha tashmë kanë drejtuar shumë ndeshje në hendbollin kosovar.

Ndërkohë kanë bërë edhe hapin e parë në nivelin evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot