Besiktas arrin marrëveshje me Arsenalin për Trossard

0%

Gjiganti turk Besiktas ka arritur marrëveshje paratregtare me Arsenalin për transferimin e anësorit belg, Leandro Trossard. Transferimi raportohet se do të kushtojë rreth 17.1 milionë funte në total. Sipas raportimeve nga The Athletic, marrëveshja përfshin një shifër fillestare prej 15.4 milionë funtesh, si dhe 1.7 milionë të tjera në formë bonusesh bazuar në performancat e lojtarit.

Edhe pse klubet kanë shtrënguar duart, zyrtarizimi pret mbylljen e kushteve personale mes Besiktasit dhe futbollistit. Trossard, 31 vjeç, ka edhe një vit kontratë me kampionët e Premier Ligës, gjë që e bën këtë dëmshpërblim mjaft të kënaqshëm për Arsenalin.

Belgu ishte një nga shtyllat e rëndësishme të “Topçinjve” që kur u transferua nga Brighton në vitin 2023, duke i ndihmuar ata të shpalleshin kampionë. Aktualisht, anësori ndodhet i grumbulluar me Belgjikën në Kampionatin Botëror, ku sapo kaluan në raundin e 16-tave pas një përmbysjeje dramatike ndaj Senegalit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot