​Biblioteka Kombëtare ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

0%

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është ndriçuar me ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe blu për të shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila ka publikuar pamje të objektit të ndriçuar në kuadër të festës “Liberty 250”.

Sipas Ambasadës amerikane, kupolat ikonike të Bibliotekës Kombëtare u ndriçuan më 4 korrik si një simbol i miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. “Biblioteka Kombëtare e Kosovës ndezi kupolat e saj ikonike me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu më 4 korrik në kuadër të festës së Liberty 250, në nderim të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane.

Një simbol i bukur i miqësisë së qëndrueshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe angazhimit tonë të përbashkët për liri dhe demokraci”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot