Ibrahimoviç: Po të luaja unë ndaj Paraguajit, njërin do ta bëja për

0%

Ish-sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç komentoi fitoren 1-0 të Francës ndaj Paraguajit në Kupën e Botës 2026, duke vlerësuar mënyrën se si “Gjelat” ruajtën qetësinë përballë provokimeve të kundërshtarëve. Në analizën pas ndeshjes, Ibrahimoviç tha se lojtarët francezë treguan pjekuri, duke mos rënë pre e lojës nervoze të paraguajanëve. “Sot Franca ruajti qetësinë.

Duhej të shmangte provokimet dhe ia doli. Po të kisha luajtur unë në këtë ndeshje, do të kisha marrë katër ose pesë kartonë të kuq dhe do të përfundoja dikë në spital. Nuk më pëlqejnë provokimet, por ato janë pjesë e futbollit. Mënyra më e mirë për t’u përgjigjur është të buzëqeshësh dhe të mos biesh në grackë, ashtu si bëri Franca”, u shpreh ai.

Për sjelljen e kundërshtarëve foli edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps, i cili lavdëroi futbollistët e tij për vetëpërmbajtjen gjatë gjithë takimit. “Nuk dua ta kritikoj arbitrin, por ne e mbyllëm ndeshjen me tre kartonë të verdhë, ndërsa ata nuk morën asnjë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk kritikoj Paraguajin, sepse çdo skuadër luan në mënyrën që e konsideron më të mirë, por do të kisha preferuar të mos dëgjonim fyerjet që vinin nga pankina kundërshtare”, d eklaroi Deschamps. Franca fitoi 1-0 falë golit të Kylian Mbappé nga pika e penalltisë, duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026/.

Burimi: Bota Sot