Zjarr në Tale, flakët përhapen në zonën pranë plazhit

0%

Pas zjarrit në malin e Shëngjinit, një vatër e re zjarri është shfaqur në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe duke u përhapur me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare.

Flakët janë favorizuar nga era e fortë, ndërsa sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë një zonë që shtrihet nga rreth 500 metra deri në afërsisht 1 kilometër, shkruan rtsh.al. Në terren kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Prania e kënetave mes plazhit dhe zonës së përfshirë nga flakët e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës së zjarrit. Pranë zonës së prekur ndodhen edhe disa struktura turistike dhe shërbimi, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se flakët avancojnë dhe rrezikojnë objektet përreth.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot