Shpërthimi i bombolave të gazit përfshin nga flakët një banesë në

0%

Një banesë në fshatin Rrëmbec të bashkisë së Maliqit është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të dy bombolave të gazit, duke shkaktuar dëme materiale dhe alarm te banorët e zonës. Bombolat që përdoreshin për gatim dyshohet se kanë shpërthyer, duke shkaktuar zjarrin që u përhap me shpejtësi në banesë.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin brenda arritën të largoheshin në kohë, pa pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipet zjarrfikëse, të cilat vunë nën kontroll flakët dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në objektet pranë. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit dhe rrethanat që çuan në incident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com