Teknologjia ka qenë vendimtare

0%

Goli i anuluar i mbrojtësit kroat Joško Gvardiol në minutën e 103-të të ndeshjes ndaj Portugalisë ka sjellë reagime të forta në të dy kampet, me zemërim në radhët e Kroacisë dhe lehtësim te Portugalia. Në aksionin vendimtar, goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR, i cili u mbështet në të dhënat e teknologjisë së topit “Trionda”, e përdorur në kompeticionin aktual.

Sipas analizës teknike, një kontakt minimal i lojtarit Matanoviç me topin ka qenë vendimtar. Edhe pse prekja ishte thuajse e padukshme, sensori i integruar në top ka regjistruar një kontakt shumë të lehtë, i mjaftueshëm për të aktivizuar pozicionin jashtë loje të Gvardiol.

Teknologjia “Connected Ball Technology”, e integruar në topin Trionda, përdor një çip me sensor lëvizjeje 500 Hz që dërgon të dhëna në kohë reale te sistemi VAR, duke mundësuar identifikimin e saktë të çdo prekjeje të topit nga lojtarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sistemi është përdorur edhe në turne të mëparshëm madhorë, përfshirë Kupën e Botës në Katar dhe Kampionatin Evropian, ku ka sjellë vendime të diskutueshme në situata të ngjashme.

Në këtë rast, teknologjia ka qenë vendimtare në anulimin e golit të minutave të fundit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes dhe duke ndezur debate për përdorimin e sistemeve të avancuara në futbollin modern.

Burimi: Bota Sot