Ekskluzive | Arsenal i fshehur në tri shtëpi të braktisura në Zubin

0%

Një operacion i Policisë së Kosovës në Zubin Potok ka rezultuar me zbulimin e një sasie të konsiderueshme municioni, armësh dhe pajisjesh ushtarake të fshehura në tri shtëpi të pabanuara në fshatin Bërllatë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar rreth orës të mëngjesit, kur njësia e NJRSH-së së Mitrovicës së Veriut ka hasur në disa objekte të dyshuara, për të cilat më pas janë njoftuar njësitë relevante të Stacionit Policor në Zubin Potok.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar: 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 195 fishekë të kalibrit 7.9 mm; 20 fishekë të kalibrit 16 mm; 18 fishekë të armës së gjatë, me kalibër ende të paidentifikuar; 5 fishekë të armës së gjatë, me kalibër të panjohur; 4 fishekë të mbushur të kalibrit 16 mm; 56 gëzhoja të zbrazëta të armës së gjuetisë; një pushkë ajrore; një bajonetë (thikë ushtarake); një maskë ushtarake; tri pajisje ushtarake për ushqim; si dhe 40 mijë dinarë të vjetër jugosllavë, pa vlerë monetare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të gjitha provat materiale janë sekuestruar nga Policia. Për momentin, autoritetet nuk kanë arritur ta identifikojnë pronarin e shtëpive ku u gjet arsenali, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet janë në vazhdim, me qëllim identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e origjinës së arsenalit të sekuestruar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com