Ekskluzive | Pistoleta e ekspozuar në rrjetet sociale çon Policinë në

0%

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale, ku një i ri shfaqej me armë në dorë, ka mjaftuar që Policia të nisë veprimet hetimore dhe të konfiskojë një pistoletë me municion në Suharekë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Malsor Maliqin (23-vjeç), i cili dyshohet se kishte publikuar fotografinë me armën, ndërsa në momentin e ndërhyrjes policore ndodhej në Gjermani. Pas pranimit të fotografisë, njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e familjes Maliqi në fshatin Dubravë, ku janë takuar me babanë e tij, H. M. (50 vjeç).

Sipas burimeve, babai ka deklaruar se djali i tij ndodhet në Gjermani dhe, pasi është njoftuar për arsyen e ardhjes së policëve, ka treguar vullnetarisht vendin ku mbahej arma. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Crvena Zastava M-57”, kalibër 7.62 mm, prodhim i ish-Jugosllavisë, me një karikator dhe shtatë fishekë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes është paraqitur vetëm një dokument-pëlqim për posedimin e armës në emër të Malsor Maliqit, ndërsa Policia dyshon se arma mbahej e montuar, e pasiguruar dhe pa autorizimin e nevojshëm, në një sirtar të dhomës së gjumit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës” dhe po hetohet në procedurë të rregullt. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com