Ekskluzive | I arrestuari për armëmbajtje pa leje, demolon dy dhoma

0%

Një 33-vjeçar, i arrestuar një natë më parë për armëmbajtje pa leje, dyshohet se ka dëmtuar dy dhoma të ndalimit në Stacionin Policor të Kamenicës, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Premtim Spahiun (33 vjeç), i cili ndodhej në mbajtje me vendim të Prokurorit për rastin e armëmbajtjes pa leje.

Sipas burimeve, rreth orës , zyrtari që monitoronte kamerat e dhomave të ndalimit ka vërejtur se i dyshuari kishte nisur të demolonte rrethojat metalike të dritares në dhomën ku mbahej. Për të parandaluar dëme të tjera, policët e kanë transferuar në një dhomë tjetër, por vetëm pak minuta më vonë ai ka filluar të dëmtojë edhe rrethojat metalike të dritares së dhomës së dytë.

Për shkak të sjelljes së tij, Policia i ka vënë prangat, ndërsa familjarët kanë sjellë barnat qetësuese që, sipas tyre, i përdor i dyshuari. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj Premtim Spahiut është iniciuar edhe një rast i ri për veprën penale “Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë”. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com