Itali/ Spërkati me naftë të dashurën dhe tentoi t’i vinte flakën,

0%

Një 47-vjeçar me origjinë moldave është arrestuar në Ivrea të Torinos, Itali, me akuzën e tentativës për vrasje, pasi dyshohet se tentoi t’i vinte flakën bashkëjetueses së tij gjatë një konflikti në banesë. Ngjarja ndodhi në zonën e San Bernardos.

Sipas autoriteteve italiane, burri, i cili ndodhej në gjendje të rënduar psikofizike si pasojë e konsumimit të alkoolit, në kulmin e një debati të dhunshëm e spërkati gruan me naftë, me qëllim që t’i vinte zjarrin. Tragjedia u shmang falë ndërhyrjes së menjëhershme të një miku të çiftit, i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

Ai u vendos mes tyre dhe arriti t’i mbante krahun agresorit, duke e penguar të ndizte çakmakun deri në mbërritjen e karabinierëve. Ndërkohë, vetë viktima kishte njoftuar forcat e rendit, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje. Karabinierët neutralizuan 47-vjeçarin dhe i sekuestruan çakmakun, duke parandaluar një ngjarje me pasoja tragjike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorisë së Ivreas, e cila po drejton hetimet, i arrestuari u dërgua në institucionin e paraburgimit, ku do të qëndrojë në dispozicion të drejtësisë.

Burimi: Bota Sot