Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj vajzës së tij. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , pas një mosmarrëveshjeje verbale, kur i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është kthyer në shtëpi së bashku me nënën e saj.
