Shpërndaje në: Një shtetas i huaj është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë gjatë kontrollit të dokumenteve. I dyshuari gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit për kontroll, kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 eurosh brenda dokumenteve.
“I pyetur nga polici pse i keni vendosur te hollat në dokumente i dyshuari kishte deklaruar se kartëmonedhën prej 5 euro e kishte vendosur për të pirë kafe policët te cilët janë marrë me kontrollimin e dokumenteve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
