Ibra thotë se Ronaldo “po e mban peng Portugalinë”

0%

Shpërndaje në: Zlatan Ibrahimoviq e ka kritikuar ashpër Cristiano Ronaldon, ndërsa ka thënë se ai po e mban “peng” Portugalinë. Ronaldo po luan rregullisht për Portugalinë dhe ka ndihmuar kualifikimin në 1/8 e finales. Por ish-sulmuesi i njohur ka paralajmëruar se besimi i verbër në ikonën do t’i kushtojë Portugalisë në këtë Kupë të Botës.

Zlatani nguli këmbë se Portugalia ka “zero shanse” nëse trajneri Robert Martinez nuk e largon Ronaldon nga përbërja startuese për ndeshjen ndaj Spanjës. “Tifozët e Portugalisë mund të kenë pritur këtë që po ndodhë. Nuk mund të presësh të fitosh asgjë në vitin 2026 me 41-vjeçarin Cristiano Ronaldo që udhëheq sulmin.

Sidomos pasi Gonçalo Ramos ishte në stol, hyri në ndeshjen e kaluar dhe shënoi”, ka thënë Ibrahimoviq, që është i angazhuar si analist i Botërorit në “FOX Sports”. Ibrahimoviqi ka thënë se Portugalia duhet të shohë përtej Ronaldos. “Ky nuk është lidership legjendar. Është egoja që po e mban peng ekipin. Ronaldo e ka humbur prekjen dhe lëvizshmërinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të vazhdosh ta aktivizohesh si titullar është çmenduri e pastër e nxitur nga nostalgjia”, ka theksuar Zlatan Ibrahimoviq, i njohur edhe për deklaratat e forta që jep.

Burimi: Koha