Ancelotti konfirmon lajme të mira dhe të këqija për tifozët përpara

0%

Formacioni i Brazilit pritet të pësojë disa ndryshime për ndeshjen e 1/8 së finales kundër Norvegjisë, krahasuar me skuadrën që mposhti Japoninë në fazën e 1/16 së finales. Arsyeja kryesore është mungesa e mesfushorit Lucas Paquete, i cili është i dëmtuar.

Nga ana tjetër, lajme pozitive vijnë për Raphinhan, i cili është rikthyer në stërvitje të premten pas dy javësh pauze për shkak të një dëmtimi në tendinën e gjurit, të pësuar në pjesën e parë të ndeshjes së fazës së grupeve ndaj Haitit. Trajneri Carlo Ancelotti konfirmoi se sulmuesi është i gatshëm për ekipin, por ende jo në 100% të formës. “Raphinha po rikuperohet shumë mirë.

Nuk është ende plotësisht i gatshëm, por është në dispozicion për të qenë në stol dhe për të marrë disa minuta ose për të ndihmuar në momente të caktuara”, u shpreh Ancelotti. Rikthimi i Raphinhas, së bashku me praninë e Neymarit që gjithashtu është i gatshëm, i jep Brazilit më shumë opsione në repartin ofensiv në prag të fazës nokaut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, brazilianët do të duhet të përballen pa Paquetan, i cili pësoi një dëmtim në muskujt e pasmë të kofshës gjatë fitores 2-1 ndaj Japonisë. “Nuk kemi një lojtar me cilësitë e Lucas Paquetas, ndaj duhet ta zëvendësojmë me një profil tjetër. Në këtë aspekt kemi karakteristika të ndryshme te lojtarët si Danilo, Gabriel, Matheus Cunha apo Ederson”, shtoi Ancelotti.

Sa i përket yllit norvegjez Erling Haaland, trajneri italian theksoi se mbrojtja e tij është e përgatitur mirë për rrezikun që paraqet sulmuesi. “Nuk kam nevojë t’ua shpjegoj mbrojtësve të mi si luan Haaland. Ata e njohin shumë mirë, pasi janë përballur shpesh me të”, tha ai. Ndeshja mes Brazilit dhe Norvegjisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës zhvillohet sonte në ora .

Burimi: Telegrafi