Trajneri i kombëtares së Francës vendos një rekord historik që askush

0%

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka shkruar historinë e futbollit botëror duke vendosur një rekord të ri në Kupën e Botës. Fitorja 1-0 e Francës ndaj Paraguait në fazën e 1/16-tës së finales të Kupës së Botës 2026 i dha 57-vjeçarit triumfin e tij të dhjetë në ndeshjet me eliminim direkt të turneut më prestigjioz të futbollit.

Me këtë sukses, Deschamps u bë trajneri i parë në histori që arrin shifrën e 10 fitoreve në fazën nokaut të Kupës së Botës, duke lënë pas të gjithë emrat legjendarë që kanë drejtuar kombëtaret ndër vite. Që nga marrja e drejtimit të Francës në vitin 2012, Deschamps ka ndërtuar një nga epokat më të suksesshme në historinë e “Gjelave”.

Ai udhëhoqi Francën drejt triumfit në Kupën e Botës 2018, ndërsa tani vazhdon të shkruajë histori edhe në Botërorin 2026. Rekordi i ri konfirmon edhe një herë statusin e Deschamps si një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit ndërkombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Franca tashmë synon të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut, ndërsa trajneri francez ka mundësinë ta zgjerojë edhe më tej këtë rekord në ndeshjet e ardhshme të turneut.

Burimi: Telegrafi