Fermerët nga Kosova të qumështit kanë reaguar pas konferencës për media të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) lidhur me situatën në qumështoren “Vita” në Istog, duke vlerësuar se nuk është ofruar asnjë informacion i ri për fermerët që vazhdojnë të presin rifillimin e grumbullimit të qumështit të freskët.
Si shenjë pakënaqësie, disa prodhues gjatë ditës kanë derdhur qumështin në lumë, duke protestuar ndaj bllokimit të grumbullimit. Shoqata i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-së që të publikojnë rezultatet e mostrave të marra në qumështoren “Vita” gjatë muajve prill dhe maj. “Pse i tërë ky hezitim?
Po e përsërisim, në të kundërtën mosgrumbullimi do të pasojë me një protestë të paparë në Prishtinë”, thuhet në reagimin e Shoqatës. Po ashtu, në reagim kërkohet publikimi i rezultateve për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
“Lutje publike: Publikoni rezultatet për mostrat e muajit prill dhe muajit maj 2026 në mënyrë të shmanget një situatë e pakëndshme për gjithsecilin”, thuhet në deklaratën e publikuar në Facebook.
