A do të shtyhet ndeshja Paraguai – Francë? Kjo është ajo që dihet

0%

FIFA ka njoftuar se po e monitoron nga afër parashikimin e motit në Filadelfia, para ndeshjes së Kupës së Botës mes Paraguait dhe Francës, e cila është planifikuar të nisë në orën . Organi drejtues i futbollit botëror ka pranuar se ekziston një “rrezik i lartë” për shtyrjen e ndeshjes, për shkak të temperaturave ekstreme që pritet të mbizotërojnë gjatë takimit.

Sipas parashikimeve, temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë celsius në fillim të ndeshjes, ndërsa indeksi i nxehtësisë mund të ngjitet deri në 42 gradë celsius, duke krijuar kushte të vështira për lojtarët dhe tifozët.

Për shkak të këtyre kushteve, FIFA po shqyrton mundësinë që ndeshja të shtyhet për një orar më të vonshëm, në mënyrë që temperaturat të bien dhe të shmangen rreziqet shëndetësore. 🚨 Dans un communiqué, la Fifa annonce des prévisions de plus en plus pessimistes pour le 8e de finale Paraguay-France.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Le service météo national prévoit entre 36 et 38°C, avec un ressenti jusqu’à 41°C, tandis que “des risques d’averses et d’orages” sont à prévoir. pic.twitter.com/7mQBsHmFYN — RMC Sport (@RMCsport) July 4, 2026 Duhet theksuar se stadiumi në Filadelfia është i hapur, që do të thotë se dielli pritet të ndriçojë pothuajse të gjithë fushën dhe tribunat gjatë ndeshjes.

Franca ka zhvilluar stërvitje një ditë më parë në temperatura shumë të larta, rreth 38 gradë celsius në kohën e ndeshjes, në qendrën stërvitore të Philadelphia Eagles, vetëm pak kilometra larg stadiumit.

Përzgjedhësit Didier Deschamps dhe Gustavo Alfaro kanë komentuar kushtet e nxehta, duke pranuar sfidën e lojës në temperatura ekstreme, por duke theksuar gjithashtu nevojën për masa kujdesi për lojtarët./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi