Zbulohen emrat e protestuesve të arrestuar, të cilët do të dalin nesër në gjykatë për vlerësim të masës së sigurisë. Ata u arrestuan më gjatë protestës para parlamentit. Protestuesit mbahen në bllokun e sigurisë deri në limitin e paraburgimit. Ndërkohë shumë familjarë të tyre ndodhen jashtë bllokut të sigurisë ti mbështesin. 1. Iljon Shala 2. Orgito Kaba 3. Niko Çarkaj 4.
Kujtim Pervataj 5. Ardit Ymaj 6. Romarjo Dushi 7. Altin Hila 8. Everest Bardhi 9. Ervin Gega 10. Ervis Bici 11. Ervis Gjoni 12. Admir Tërshalla 13. Rezart Pinari 14. Frrok Bardhi 15. Ylli Shima 16. Albion Nikolli 17. Gentjan Progni 18. Aristotel Elezi 19. Besnard Kaimi 20. Durim Bani 21.
Arbër Lleshi Seanca gjyqësore për vleftësimin e ligjshem të ndalimit dhe caktimit të masës së sigurimit do të zhvillohen në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë, në datën , ora e në vijim. Paraditen e 2 korrikut, policia pasi i goditi me ujë, gazlotsjellës dhe ushtroi dhunë brutale ndaj protestuesve më pas i arrestoi.
Mbi protestuesit rendojnë 7 akuza, teksa nuk ka asnjë masë konkrete për policët që nuk kursyen goditjet me shkop gome e tërheqje zvarrë ndaj protestuesve dhe gazin lotsjellës.
Akuzat që rëndojnë mbi protestuesit nisin nga akuza e Shkatërrimit të prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
