Obama me mesazh për 250-vjetorin e SHBA-së: Demokracia nuk është e

0%

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka publikuar një mesazh me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rëndësinë historike të Deklaratës së Pavarësisë dhe nevojën për mbrojtjen e vazhdueshme të demokracisë.

Obama vlerëson se ideja e vetëqeverisjes në vitin 1776 ishte një hap i madh për kohën, ndërsa kujton se parimet e barazisë dhe të drejtave të njeriut nuk u zbatuan menjëherë për të gjithë qytetarët, duke përmendur periudhën e skllavërisë dhe kufizimet e të drejtës së votës.

Ai shton se, përmes Kushtetutës dhe Kartës së të Drejtave, SHBA-ja ka arritur ndër vite të zgjerojë liritë dhe të drejtat civile, falë angazhimit qytetar dhe lëvizjeve shoqërore. Në mesazhin e tij, Obama thekson se historia amerikane është ndërtuar mbi përpjekje të vazhdueshme për ta bërë parimin “Ne, populli” më gjithëpërfshirës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai paralajmëron se demokracia nuk duhet marrë si e mirëqenë dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm për ta forcuar atë. “Tani nuk mund të bëhemi të vetëkënaqur. Kemi ende shumë punë për të bërë për të mbrojtur demokracinë tonë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë”, ka deklaruar Obama. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com