Haxhiu: SHBA aleate e pazëvendësueshme e Kosovës

0%

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht Kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në aktivitetet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kampin Bondsteel.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka theksuar se 4 korriku përfaqëson një nga parimet më të rëndësishme të demokracisë, duke e lidhur me vullnetin e popullit si burim të lirisë dhe pushtetit.

Ajo ka vlerësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si aleate të pazëvendësueshme të Kosovës, të cilat kanë qenë pranë vendit në momentet më vendimtare të historisë së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Haxhiu u ka përcjellë urimet më të përzemërta ushtarëve dhe qytetarëve amerikanë për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe aleancën mes dy vendeve. “Gëzuar 4 korrikun”, ka shkruar ajo në fund të postimit.

Burimi: Telegrafi