Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, do

0%

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i tij është dhunuar.

Përmes një reagimi publik, Lamallari tha se menjëherë pas deklaratave të bëra publike ka kërkuar informacion nga Policia e Shtetit, e cila, sipas tij, i ka bërë me dije se pretendimet janë “totalisht të pabaza dhe të pavërteta”. Ministri bëri të ditur se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimet për rastin, duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm.

Sipas Lamallarit, edhe Avokati i Popullit, i cili ka vepruar në mënyrë të pavarur duke vizituar të ndaluarit për të verifikuar pretendimet për dhunë, nuk ka konstatuar shkelje të kësaj natyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai paralajmëroi se, nëse edhe AMP-ja arrin në të njëjtin përfundim, Policia e Shtetit do të referojë çështjen në Prokurori ndaj deklaruesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si edhe do të kërkojë shqyrtimin e rastit në Dhomën Kombëtare të Avokatisë për përgjegjësi etike dhe profesionale të avokatit.

Burimi: Bota Sot