Mësimdhënësit kërkojnë shtyrje, frikë për mbyllje të klasave në shqip

0%

Ndërsa institucionet përkatëse thonë se po rritet interesimi për shkollat profesionale, realiteti në terren është ndryshe. Në shkollën e mesme profesionale “Boro Petrushevski” në Shkup, disa paralele në gjuhën shqipe rrezikojnë të mbyllen për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Mësimdhënësit alarmojnë se mund të mbeten edhe pa punë.

Nga 200 nxënës sa parashihej të regjistroheshin, në dy afatet e para janë regjistruar vetëm 164. Problemi më i madh qëndron te drejtimet e komunikacionit. Në profilet “Komunikacion rrugor” dhe “Shpedicion”, janë regjistruar vetëm nga 8 nxënës. Ky numër është nën pragun e lejuar nga Ministria e Arsimit, që është 12 nxënës për klasë.

“Nga vendimet që kemi mar këtë vit nga ministria e arsimit thuhet shumë qartë se për të mbijetuar një klasë numri duhet të jetë 12 nxënës kështu që ne me këto statistika të nxënësve rrezikojmë që gati tre parale të zhduken nëse nuk ndryshohet ndonjë vendim nga Ministria e Arsimit, nëse nuk kanë mirkuptim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unë do të kisha apleuar te Mnistria e Arsimit sepse ajo ka çelësin e funksionimit të paraleleve. Është pak problem sepse Ministria e Arsimit e llogarit afatin e dytë si afat përmbyllës dhe atje bëhet prerja e paraleleve. Ne kemi edhe një afat më 20 gusht”. – Kastriot Kasapi, mësimdhënës, shkolla profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.

Sipas Kasapit, mbyllja e paraleleve rrezikon edhe humbjen e vendeve të punës për mësimdhënësit. Pa nxënës, profesorët e lëndëve profesionale, por edhe ata të lëndëve të përgjithshme, rrezikojnë të mbeten pa fondin e nevojshëm të orëve. “Një profesor i lëndës proefesionale i ka 3 ose 4 orë në javë.

Paramendoni një drejtim mos të jetë, po e marim si shembull shpedicionin, aty i pamundësohet fondi i orëve dhe mund ta ngelin edhe pa punë, Jo vetëm të lëndëve profesionale por edhe te lëndët e përgjithshme: histori, anglisht, matematikë, gjuhë shqipe, me një fjalë të gjithë jemi të rrezikuar tej mase”. – Kastriot Kasapi, mësimdhënës, shkolla profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.

Drejtori i shkollës, Aleksandar Strezov thotë se nxënësit më shumë po tërhiqen nga makineria dhe profilet katërvjeçare, ndërsa kërkon më shumë mbështetje financiare nga shteti për shkollat profesionale.

“Drejtimi i makinerisë, tradicionalisht edhe këtë vit, si ai trevjeçar ashtu edhe ai katërvjeçar, tërhoqi interes më të madh nga nxënësit, ndërsa drejtimi i komunikacionit pati disi më pak interes, por numri i përgjithshëm është ky. Disa drejtime kërkojnë investime të mëdha, veçanërisht në laboratorë.

Ne përpiqemi ta realizojmë këtë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, por edhe me sponsorë. Megjithatë, mund të them se ka ende shumë nevojë për financime në shkollat e mesme profesionale.” – Aleksandar Strezov, drejtor i shkollës profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.

Afati i 20 gushtit mbetet shpresa e fundit për ndonjë regjistrim të ri, por aty të drejtë kanë vetëm semimaturantët me riprovime. Drejtuesit e shkollave profesionale thonë se shpëtimi i vetëm për paralelet më pak nxënës mbetet në dorë të Ministrisë së Arsimit, nëse ajo do të vendosë të ulë pragun e numrit të nxënësve për klasë. /Alsat.mk

Burimi: Telegrafi