Zbulim i rrallë në Gjermani, nxirret nga lumi një top sovjetik i

0%

Një zbulim i pazakontë është bërë në Gjermani, ku specialistët e Shërbimit për Asgjësimin e Municioneve Shpërthyese kanë gjetur një top sovjetik të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore në lumin Neisse, pranë qytetit Forst, afër kufirit me Poloninë. Arma u zbulua gjatë punimeve në rrugën ujore dhe, sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një top këmbësorie 76 milimetra të modelit M1943.

Edhe pse ishte i mbuluar nga ndryshku, ai është ruajtur në gjendje të mirë falë baltës dhe rërës së lumit. Eksperti i municioneve Enrico Schnick e cilësoi gjetjen si të rrallë për rajonin, duke theksuar se nuk kujton një rast të ngjashëm gjatë karrierës së tij.

Zona ku u gjet arma ishte skenë e luftimeve të ashpra mes forcave gjermane dhe Ushtrisë së Kuqe në pranverën e vitit 1945, kur qyteti i Forstit u shkatërrua pothuajse tërësisht. Topi është transportuar në qendrën e specializuar të KMBD-së në Kummersdorf, ku pritet të çmontohet dhe të asgjësohet sipas procedurave të sigurisë, pasi autoritetet nuk planifikojnë ta ekspozojnë në muze.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjetje të municioneve dhe armëve nga Lufta e Dytë Botërore vazhdojnë të regjistrohen në vende të ndryshme të Evropës, duke rikujtuar pasojat e konfliktit edhe tetë dekada pas përfundimit të tij. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com