Debutimi si 16-vjeçar dhe rruga drejt kombëtares së Kosovës – Visar

0%

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i cili ndau rrëfime të sinqerta nga rrugëtimi i tij në futbollin vendor dhe ndërkombëtar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Biseda nisi me hapat e parë të Bekajt në futboll, duke kujtuar fillimet e tij në portë dhe zhvillimin si talent i ri te Ramiz Sadiku, ku për herë të parë u formësua si portier profesionist. Më pas, ai u ndal te debutimi i hershëm në moshën vetëm 16-vjeçare, si dhe kalimi i rëndësishëm te FC Prishtina, një hap që i hapi rrugën drejt karrierës së tij profesionale në futbollin kosovar.

Gjatë bisedës, Bekaj kujtoi edhe momentin kur trajneri Bylbyl Sokoli i dha besimin për debutim në ekipin e parë të Prishtinës, duke e cilësuar si një nga momentet më vendimtare të karrierës së tij të hershme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vazhdim, Bekaj ndau emocionet e veçanta të ftesës në Kombëtaren e Kosovës, duke e përshkruar debutimin me fanellën dardane si një nga momentet më të rëndësishme dhe krenare të karrierës së tij. Episodi preku edhe eksperiencat e tij ndërkombëtare dhe rrugëtimin profesional jashtë Kosovës, duke reflektuar mbi sfidat dhe rritjen si portier në futbollin modern.

Episodin e plotë me Visar Bekajn mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi