Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Pejës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, në një deklaratë për Sinjalin , rasti është raportuar rreth orës në rrugën “Agim Binak Qelaj”.
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
