Kolona të gjata automjetesh në vapë presin të kalojnë kufirin maqedono-serb në pikën kufitare “Tabanocë”. Pesë kolona me automjete kanë pritur për më shumë se një orë për të hyrë në Serbi. Për këtë rast reaguan nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët e kanë sqaruar situatën.
“Për shkak të problemeve teknike, sistemi i pikës së përbashkët kufitare me Republikën e Serbisë po funksionon ngadalë, prandaj ka vonesa të caktuara gjatë hyrjes në Republikën e Serbisë. Shërbimet kompetente po marrin masa intensive për të eliminuar problemin dhe për të normalizuar funksionimin e sistemit sa më shpejt të jetë e mundur”, informoi Ministria e Brendshme”.
