U përfshi në listën e “armiqve” në protestë, Aurela Gaçe: Kam

0%

Në vazhdën e protestave që po zhvillohen në Tiranë për mbrojtjen e Nartës dhe Zvërnecit, polemikat kanë përfshirë edhe emra të njohur të skenës shqiptare. Organizatorët kanë afishuar në disa zona të kryeqytetit fotografi të artistëve që, sipas tyre, nuk kanë mbështetur publikisht kauzën, duke i etiketuar si “armikë”. Mes emrave të ekspozuar së fundmi është edhe këngëtarja Aurela Gaçe.

Publikimi i fotografisë së saj të kryqëzuar ka sjellë një reagim të fortë nga artistja, e cila ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale. Screenshot/Instagram Aurela ka publikuar foton e afishuar dhe ka kujtuar se angazhimi i saj qytetar nuk është i ri, por daton prej kohës kur ishte studente.

“Kam dalë në protesta unë qysh studente e për Armët kimike, e kam protestuar me gjithë qenien time edhe me tekste shumë të forta këngësh, e sigurt që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni. Madje, mbase nuk është në dijeni se kam qenë edhe në shesh krah popullit tim edhe tani,” është shprehur ajo, duke theksuar se gjithmonë ka reaguar sipas mënyrës së saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këngëtarja kritikoi ashpër përpjekjet për t’u imponuar të tjerëve mënyrën se si duhet të shprehin dashurinë për vendin, duke e krahasuar këtë qasje me praktikat e diktaturës. “Mua nuk më tregon as dikton dot askush se si ta dua vendin tim. Nëse ankoni për diktaturë, atëherë përse ti vetë dikton se si duhet të sillemi?

A nuk është dhunë edhe kjo?”, shkroi Aurela, duke shtuar se, sipas saj, njerëz me këtë mentalitet “të shkelin me këmbë” nëse do të kishin pushtet. Në reagimin e saj, artistja ndau edhe shqetësimet për realitetin social në vend. Ajo foli për prindërit pensionistë, të cilët, sipas saj, nuk do të përballonin jetesën pa ndihmën e fëmijëve, si edhe për motrën dhe vëllain që kanë emigruar.

Duke u ndalur te e ardhmja e fëmijëve të saj, Aurela u shpreh: “Kam dilemat e çdo prindi për të ardhmen, të cilën kam frikë se nuk e shoh këtu. Populli nuk është i lumtur e këtë prapë s’ma kundërshton dot njeri”, ndërsa e mbylli mesazhin duke theksuar se dinjitetin e ka më të shtrenjtë se çdo gjë tjetër.

Burimi: Telegrafi