Ukraina godet objektet e naftës pranë Shën Petersburgut, Rusia

0%

Forcat ukrainase kanë kryer sulme ndaj infrastrukturës së naftës pranë qytetit rus të Shën Petersburgut, duke goditur objekte që, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjenerojnë të ardhura për financimin e luftës së Rusisë.

Në një postim në rrjetin social X, Zelenskyy tha se Ukraina ka goditur gjithashtu edhe Kronstadtin, të cilin e cilësoi si një objektiv të rëndësishëm ushtarak, duke theksuar se ndodhet më shumë se 850 kilometra larg kufirit ukrainas.

Nga ana tjetër, guvernatori i rajonit rus të Leningradit, Alexander Drozdenko, njoftoi se dhjetëra dronë ukrainas janë interceptuar mbi rajon, ndërsa mbetjet e tyre kanë rënë në portin e Vysotskut. Ndërkohë, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të shtunën në mëngjes, forcat ruse goditën objektet e prodhimit të gazit të kompanisë ukrainase Naftogaz në rajonin e Poltavës, duke shkaktuar zjarr dhe ndërprerjen e operacioneve. Sulmet ruse goditën edhe qytetin Sumy, ku humbën jetën tre persona, përfshirë një fëmijë.

Autoritetet ukrainase njoftuan se 27 persona të tjerë u plagosën, mes tyre shtatë fëmijë, ndërsa ekipet e emergjencës shpëtuan pesë persona nga ndërtesat e dëmtuara. Në rajonin e Odesës, një sulm rus plagosi dy persona dhe shkaktoi zjarr në një depo të produkteve ushqimore.

Ndërsa në rajonin e Khersonit, sulmet goditën një fermë shpendësh, duke shkaktuar një zjarr të madh në një nga objektet e prodhimit. Përshkallëzimi i ri i luftimeve vjen vetëm pak ditë pasi Moska kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore ndaj Kievit, duke lënë të paktën 30 të vrarë dhe duke goditur më shumë se 20 lokacione në kryeqytetin ukrainas.

Ndërkohë, tensionet janë rritur edhe në frontin lindor, pasi Ukraina ka mohuar pretendimet e Rusisë se ka marrë nën kontroll qytetin strategjik të Kostyantynivkës.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Kovalyov, deklaroi se situata mbetet e vështirë, por forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë pozicionet e tyre dhe po zhvillojnë operacione për neutralizimin e grupeve të vogla ruse që kanë depërtuar në qytet.

Presidenti Zelenskyy i cilësoi pretendimet e Moskës për pushtimin e qytetit si “gënjeshtra”, duke theksuar se mbrojtësit ukrainas vazhdojnë rezistencën në vijën e frontit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com