Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar rolin vendimtar të SHBA-së në sundimin e demokracisë dhe ligjit. Sveçla e ka uruar popullin amerikan përmes në postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Më , Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës hodhi themelet e një shteti të ndërtuar mbi lirinë, dinjitetin njerëzor, barazinë dhe të drejtën e popujve për të vendosur mbi fatin e tyre. Për 250 vjet, idealet e mishëruara në këtë dokument kanë frymëzuar kombe e popuj në rrugën drejt lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Gjatë këtyre dy shekujve e gjysmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një mbrojtëse e palëkundur e demokracisë, paqes dhe rendit, duke dhënë një kontribut vendimtar në përballjen me sfidat më të mëdha të kohës. Në këtë jubile të madh, u përcjell urimet më të përzemërta popullit amerikan dhe miqve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Uroj që idealet e Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të frymëzojnë botën edhe në shekujt që vijnë, ndërsa partneriteti strategjik dhe miqësia ndërmjet vendeve tona të mbetet e fortë dhe e palëkundur në shërbim të lirisë, paqes dhe demokracisë ”, shkroi Sveçla. Krahas tij, edhe liderët e tjerë institucional e kanë uruar ShBA-në për festën e tyre Kombëtare.
