AUV raporton shkelje të vendimit të Ministrisë së Bujqësisë për

0%

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli inspektues në fabrikën e përpunimit të qumështit “Vita” janë identifikuar parregullsi që lidhen me zbatimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas tyre vendimi në fuqi ndalon përdorimin e përbërësve si qumështi pluhur, vaji i palmës, hirra dhe disa shtesa të tjera në prodhimet e qumështit, ndërsa verifikimi përfundimtar i situatës do të bëhet pas rezultateve laboratorike. Nga AUV bëhet e ditur se inspektimi është zhvilluar më , në bashkëpunim me njësi të tjera relevante, si pjesë e kontrollit të zbatimit të vendimit ministror.

Shefi i Inspektoratit Veterinar Kufitar në AUV, Eroll Shehu, ka thënë se procesi i kontrollit është zhvilluar në mënyrë të koordinuar dhe me prani të kamerave gjatë gjithë kohës, duke theksuar se tashmë pritet analiza e mostrave në laborator për të përcaktuar përfundimisht gjendjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtori gjeneral i fabrikës së qumështit “VITA”, Artan Spahia, më , para mediave ka thënë se pas një inspektimi të kryer nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë marrë vendim ta mbyllin fabrikën për një afat shtatëditor.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, përmes një postimi ka thënë se “kontrollet që po zhvillon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit janë pjesë e mandatit të saj të rregullt ligjor për të mbikëqyrur zbatimin e Ligjit për Ushqimin dhe standardeve të sigurisë ushqimore njëjtë edhe kjo sot në kompaninë ‘Vita’”.

Ndërsa, AUV ka theksuar se në bazë të verifikimit të dokumentacionit, kontrollit fizik të objektit dhe inspektimit të linjave të prodhimit, janë konstatuar mospërputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjatë inspektimit AUV njofton se kanë marrë mostra të qumështit UHT me afat të gjatë përdorimi, si dhe mostra të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike.

Burimi: Kallxo