Ibrahimoviç me kritika ndaj Portugalisë: Nuk mund të fitosh me një

0%

me kritika ndaj Portugalisë: Nuk mund të fitosh me një 41-vjeçar si Ronaldo Zlatan Ibrahimoviç ka bërë disa kritika për kombëtaren portugeze në Kupën e Botës. Portugalia arriti të kualifikohet në 1/8 e finales, pasi e mposhti Kroacinë me rezultat 2:1, mes polemikash të shumta.

Në cilësinë e analistit, Ibra tha se nuk e sheh Portugalinë favorite, pasi nuk mund të fitoj asgjë, derisa ka në skuadër një 41-vjeçar si Cristiano Ronaldo, i cili me egon e tij e mban peng ekipin. ”Fansat e Portugalisë mund ta kishin pritur atë që po ndodh. Nuk mund të presësh të fitosh asgjë në vitin 2026 me një Cristiano Ronaldo 41-vjeçar që udhëheq sulmin.

Sidomos kur Gonçalo Ramos është në stol dhe futet në lojë duke shënuar. Kjo nuk është ‘udhëheqje legjendare’. Është ego që po e mban ekipin peng. Ronaldo e ka humbur prekjen dhe lëvizshmërinë. Tani ai thjesht qëndron në zonë. Në këtë pikë, aura e tij po e mban më shumë sesa këmbët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vazhdimi i aktivizimit të tij si titullar është thjesht çmenduri e nxitur nga nostalgjia.”, ka deklaruar Zlatan Ibrahimoviç.

Burimi: Bota Sot