Çfarë i tha Messi Vozinhas pas ndeshjes?

0%

Shpërndaje në: Portieri 40-vjeçar i Kepit të Gjelbër u bë yll i papritur i Kupës së Botës me shtatë pritje në ndeshjen ndaj Argjentinës. Argjentina fitoi 3:2 pas vazhdimeve, por rezultati ishte befasues për të gjithë. Pas ndeshjes, portieri veteran iu afrua Lionel Messit që e shënoi golin e parë dhe bisedoi me të.

“Shkova tek ai dhe ende pa thënë asgjë, ai më përqafoi menjëherë dhe më tha se jam portier shumë i mirë, dhe se njerëzit duhet të jenë krenar me ty”, ka deklaruar portieri Vozinha. Ai ka thënë se t’i dëgjosh këto fjalë nga superylli argjentinas, është madhështore. “E falënderova dhe i thash faleminderit, ti je më i miri”, deklaroi Vozinha.

Vozinha theksoi se e ka siguruar fanellën e Messit dhe se momentet e tilla nuk do t’i harrojë kurrë. Argjentina do të luajë ndaj Egjiptit në raundin e 16 përfaqësueseve më të mira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha