Edi Reja i thur elozhe presidentit

0%

Edi Reja është i bindur se Masimiliano Alegri do të shkëlqeje në drejtimin e Napolit. edhe pse shumëkush ka kritikuar zgjedhjen e Aurelio De Laurentis për teknikun si pasardhës të Kontes, pas një sezoni të dështuar te Milani, ish-trajneri i kombëtares shqiptare beson se ai ka vepruar në mënyrën e duhur, siç shpjegoi në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”.

“De Laurentis ka bërë përsëri zgjedhjen më të mirë. Alegri ka krijuar një seri mbresëlënëse titujsh dhe lexon situata taktike në ndeshje si asnjë tjetër. Sezoni i kaluar, me atë përfundim, sigurisht që nuk mund ta fshijë ecurinë e tij në Itali dhe Ligën e Kampionëve. Si do ta përjetojë Napolin? Duke transmetuar qetësi dhe duke treguar se është në kontroll të situatave.

Alegri fillon me një avantazh, ai ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe me respekt të ndërsjellë me De Laurentis. Ekipin do ta pëlqejë, sepse i japin emocione lojtarët që kanë vlera. Ai arriti të diktojë atë që do te Milani dhe Juve, ku talenti ishte i bollshëm. Dhe ky Napoli ka.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mendoj për De Bryjne, MekTominej, Lobotka… të gjithë lojtarë cilësorë mbi të cilët ai do të jetë në gjendje të ketë ndikim. Cilësohet trajner rezultatesh? Ka gjëra që më bëjnë të qesh. Janë klishe që shkatërrohen me suksesin e parë. Mendoj se të gjithëve u pëlqen të fitojnë dhe se shumë njerëzve nuk u intereson aspak për mënyrën se si e bën këtë.

Por mund të shtoj edhe diçka tjetër: a nuk ishin mjaftueshëm argëtuese Kaljari i Allegrit, Milani i tij dhe Juventusi i tij i parë? Mua më kanë pëlqyer ekipet e tij dhe nuk lejoj që të më errësojnë pamjen disa sezone disi të zbehta” , u shpreh Reja.

Burimi: Bota Sot