KFOR-i ushtron në poligon qitjetje: Përmes aktiviteteve të tilla

0%

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W) kanë marrë pjesë në një stërvitje me qitje të vërteta në Poligonin ushtarak pranë Kampit “Villaggio Italia” në Pejë.

“Stërvitja, e cila mblodhi personel nga kombësi të ndryshme, synonte të nxiste shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira, duke rritur njëkohësisht ndërveprimin midis njësive pjesëmarrëse”, njofton KFOR.

KFOR-i potencon se përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë gatishmërie operacionale dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” , thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot