Lionel Messi ka pësuar një lëndim shqetësues në ndeshjen e fundit ndaj Kepit të Gjelbër. Sulmuesi argjentinas u godit me gju në kokë, derisa nga kjo goditje iu krijua një gungë e madhe në ballin e tij. Pavarësisht këtij lëndimi, 39-vjeçari e vazhdoi ndeshjen për ta ndihmuar kombëtaren e tij drejt kualifikimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Tashmë mbetet të shihet nëse Leo Messi do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e radhës të Argjentinës ndaj Egjiptit, me tifozët që shpresojnë se goditja nuk do të ketë pasoja serioze.
