​Merr fund epidemia e hantavirusit që i mori jetën 3 personave dhe

0%

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar fundin e epidemisë së hantavirusit që u shfaq mes pasagjerëve të një anijeje turistike, pothuajse tre muaj pas regjistrimit të rastit të parë. Tre persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u infektuan pasi u ekspozuan ndaj virusit të Andeve, një lloj i rrallë i hantavirusit, gjatë një lundrimi me anijen MV Hondius.

Anija kishte nisur udhëtimin nga Argjentina drejt Kepit të Gjelbër më 1 prill, përpara shpërthimit të epidemisë. Të enjten, zyrtarët e OBSH-së njoftuan se personi i fundit i identifikuar si kontakt i ngushtë i një rasti të konfirmuar ka përfunduar periudhën e karantinës dhe ka rezultuar negativ.

“Nga rastet e konfirmuara të shtruara në spital, tetë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali, ndërsa dy, një në Afrikën e Jugut dhe një në Francë, mbeten ende të shtruar”, thuhet në njoftimin e OBSH-së. Që nga 25 maji nuk janë raportuar raste të reja të lidhura me shpërthimin në anijen turistike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi në platformën X: Megjithatë, OBSH theksoi se do të vazhdojë të punojë me qeveritë dhe partnerët për të kuptuar më mirë shkaqet e shpërthimit dhe vetë virusin.

OBSH falënderoi vendet që u përfshinë në reagimin ndaj situatës, përfshirë Argjentinën, Kepin e Gjelbër, Kilin, Holandën, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Spanjën për ndihmën në evakuimin dhe riatdhesimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit në Tenerife. MV Hondius mori lejen për t’u rikthyer në shërbim në mesin e qershorit, transmeton TCh.

Agjencia holandeze e shëndetit publik tha në një përditësim të 30 majit se, nga pikëpamja shëndetësore, nuk kishte më pengesa për rikthimin e anijes në shërbim pas inspektimeve përfundimtare.

Burimi: Bota Sot