Trumpit i dhurohet një unazë luksoze me 321 diamante

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të marrë një dhuratë të pazakontë nga industria belge e diamanteve: një unazë luksoze prej ari 18-karatësh, e stolisur me 321 diamante, 56 safirë, 13 smeralde dhe gjashtë rubinë, e krijuar për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Unaza, e quajtur “Freedom 250”, u dorëzua ambasadorit amerikan në Belgjikë, Bill White, gjatë një ceremonie festive në Bruksel, me qëllim që t’i përcillet liderit amerikan. Në një videomesazh të regjistruar paraprakisht, Trump falënderoi komunitetin e diamantëve të Antverpenit për dhuratën, duke e cilësuar atë si “madhështore”.

Bizhuteria është frymëzuar nga unazat e kampionëve të Super Bowl-it dhe përmban simbole të shumta amerikane. Në të janë gdhendur vitet 1776 dhe 2026, numrat 45 dhe 47, që i referohen mandateve presidenciale të Trumpit, si dhe një shqiponjë me mburojë rubini dhe degë ulliri prej smeraldi. Në pjesën e brendshme është gdhendur mbishkrimi: “Crafted in Antwerp for Donald John Trump”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhurata vjen vetëm pak muaj pasi industria belge e diamanteve përfitoi nga heqja e tarifave amerikane për importin e diamanteve të lëmuara, një zhvillim që konsiderohet me rëndësi të madhe për eksportet nga Antverpeni drejt tregut amerikan. Megjithatë, përfaqësuesit e Qendrës Botërore të Diamanteve në Antverpen (AWDC) kanë mohuar se kanë lobuar drejtpërdrejt pranë administratës amerikane.

Edhe pse vlera e unazës vlerësohet mes 25 mijë dhe 35 mijë dollarëve, ekspertët e etikës në SHBA kanë ngritur pikëpyetje mbi pranimin e dhuratave të tilla luksoze nga presidenti, duke theksuar se kjo bie ndesh me praktikën tradicionale të Shtëpisë së Bardhë për shmangien e dhuratave me vlerë të lartë.

Burimi: Telegrafi