Ramadani largohet papritur nga kampioni i Kosovës

0%

Futbollisti Florent Ramadani është larguar nga radhët e kampionit të Kosovës, Dritës së Gjilanit. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare. Largimi i Ramadanit është i papritur dhe me kërkesë të vet futbollistit. “Ju njoftojmë se kemi mbyllur bashkëpunimin me lojtarin Florent Ramadani.

Kërkesa për ndërprerjen e parakohshme të kontratës erdhi nga vetë lojtari ndërsa klubi e mirëkuptoi kërkesën e tij dhe vendosi ta lirojë. Klubi ynë e falënderon Florentin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij. Faleminderit Florent”, ka njoftuar FC Drita.

Burimi: Bota Sot