Kanadaja kërkon çerekfinalen e Botërorit

0%

Kanadaja, një nga vendet organizatore të turneut, synon të arrijë për herë të parë në çerekfinalet e Kupës së Botës. Pengesa për t’u kaluar është e vështirë, pasi përballë do të ketë Marokun që ka pasur paraqitje tepër pozitive në këtë Botëror. Përfaqësuesja marokene eliminoi nga gara Holandën.

Kjo mund të konsiderohet si prova e madhe për Kanadanë, që nuk ka fituar ende ndaj skuadrave të renditura në Top 25 të FIFA-s në këtë turne. Maroku, që Botërorin e kaluar u rendit në vendin e katërt, synon të ecë në të njëjtën rrugë. Në përballjet e mëparshme marokenët kanë 3 fitore, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim. Takimi do të luhet prej orës me kohën shqiptare në Teksas.

Paraguai, që shkaktoi surprizën e madhe duke eliminuar nga gara Gjermaninë, tani do të sfidojë një tjetër pretendente për trofeun, Francën. Skuadra franceze është në formë të shkëlqyer, pasi shënon shumë dhe dominon lojën. Franca kërkon të përsërisë suksesin e vitit 2018, kur mori Kupën e Botës. Në përballjet e mëparshme me Paraguain ka 3 fitore, ndërsa 2 takime janë mbyllur në barazim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sfida Francë-Paraguai do të nisë në orën me kohën shqiptare në Filadelfia.

Burimi: Bota Sot