Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim”. Sipas një njoftimi për media thuhet se rasti është iniciuar më , pasi ishte raportuar se një person, duke përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive.
“Pas veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet R.Gj., 28 vjeç. I dyshuari është arrestuar sot, më , në një pikëkalim kufitar. Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
