Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të

0%

Forcat e armatosura të Libanit kanë çaktivizuar katër bomba të pashpërthyera, të cilat sipas autoriteteve ishin lënë nga forcat izraelite në jug të vendit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve (NNA), njësitë e specializuara të ushtrisë ndërhynë për të çaktivizuar bombat në zonat Abba dhe Harouf (Nabatieh), Burj Shemali (Tyre) dhe Debbine (Marjayoun).

Ushtria libaneze bëri të ditur se mjetet shpërthyese ishin mbetje nga sulmet e fundit izraelite në jug të Libanit. “Autoritetet u bënë thirrje banorëve të shmangin objektet e dyshimta dhe të njoftojnë menjëherë ushtrinë ose ekipet e specializuara për çdo mjet të pashpërthyer që mund të hasin.”

Burimi: Bota Sot