Antonelli triumfon në duelin me Hamilton dhe fiton garën sprint në

0%

Piloti italian Kimi Antonelli fitoi të shtunën garën sprint të zhvilluar në pistën angleze të Silverstone. Talenti i Mercedes arriti të parakalojë në mesin e garës pilotin vendës Lews Hamilton me Ferrari, që u nis nga “pole” por u rendit i dyti. Në podium, në vendin e tretë, u rendit edhe piloti Lando Norris me McLaren.

Britaniku, kampioni i botës në fuqi, nuk arriti në asnjë moment të shqetësonte dy të parët. Fitorja u nda në një duel të fortë mes Antonelli dhe Hamilton. Edhe pse Hamilton synonte të bënte mirë para fansave të tij nuk arriti dot te fitorja. Në vendin e katërt u rendit George Russell me Mercedes e pas tij Charles Leclerc me Ferrari e Max Verstappen me Red Bull.

Fitorja sot i jep mundësi Antlonelli të shkëputet në renditje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot