Të krijuan njerëz të lirë, të ardhur nga e gjithë bota, të bashkuar nga besimi te liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor. Ndërtove demokracinë më të suksesshme dhe më funksionale në historinë moderne, duke u bërë frymëzim për kombet liridashëse. U bëre vendi i mundësive, ku puna, talenti dhe përkushtimi shpërblehen pa dallim prejardhjeje, feje apo kombësie.
Me udhëheqjen dhe mbështetjen tënde vendimtare, kombi shqiptar fitoi lirinë, ndërsa Kosova u bë shtet i pavarur krahas Shqipërisë. Për këtë, populli shqiptar do të të jetë përherë mirënjohës dhe do të qëndrojë krah teje në mbrojtje të lirisë, demokracisë, paqes dhe sigurisë në botë. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë kombin dhe shtetin amerikan!
Agim Aliçkaj, Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane
