Sheremet Isufi e Enes Shosholli me shkollë të futbollit, synojnë të

0%

Ish futbollisti i mirënjohur, Sheremet isufi, së bashku me Enes Shoshollin, kanë përvjelë mëngët me një rol të ri dhe me synim që të nxjerrin talente të mëdhenj të futbollit jo vetëm për qytetin e Mitrovicës, por edhe të Kosovës dhe më gjerë.

Shkolla e futbollit “Yjet e Mitrovicës” do të jetë prej shkollave që mund të “prodhojë” futbollistët të rinj që do të janë bazë e fuqishme për Trepçën dhe Trepçën ’89 dhe secilin klub të Kosovës. Isufi së bashku me Enes Shoshollin dhe mjekun Amir Vejseli, do të orvaten të bëjnë më të mirën në shkollën e sapo themeluar.

Isufi ka qenë për shumë vite futbollist i Minatorit ’89 në vitet e gjeneratës së sakrificës, pastaj pas luftës futbollisti dhe sulmuesi më i spikatur që ka pas skuadra me renome e futbollit Prishtina. Isufi ende e mban rekordin e pathyeshëm si sulmuesi më i efikas i Prishtinës që nga vitet e pasluftës. “Së bashku ndërtojmë futbollistët e së ardhmes”, është moto e kësaj shkolle.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot